Shpërndaje në: Lionel Messi ka dështuar nga pika e bardhë në pjesën e parë të ndeshjes së Argjentinës ndaj Egjiptit. Për Messin është penalltia e dytë e humbur në këtë Botëror. Superylli bëhet i pari lojtar në histori që ka humbur dy penallti në një Botëror, pa përfshirë seritë e penalltive. Messi po ashtu ka humbur katër prej tetë penalltive të deritashme në Kupë të Botës.
Edhe katër penallti të humbura është rekord, njëjtë si numri prej tetë penalltive të ekzekutuara.
Burimi:
Koha
