Shpërndaje në: Argjentina e ka mbyllur me disavantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër Egjiptit. Golin e epërsisë 1:0 për Egjiptin e shënoi në minutën e 15-të, Yasser Ibrahim. Ai realizoi nga afërsia pas një krosimi të saktë. Pesë minuta më vonë, Argjentina kishte mundësinë e barazimit të rezultatit. Por në minutën e 20-të, Lionel Messi humbi penallti.
Në fakt, penalltia e gjuajtur nga Messi u prit nga portieri i Egjiptit, Mostafa Shobeir. Ishte penalltia e dytë e humbur nga Messi në këtë Kupë Bote. Një penallti kishte humbur edhe ndaj Austrisë. Shoubir kuptoi anën duke ia pamundësuar Messit golin e tetë deri më tani. Portieri i Egjiptit ishte i pakalueshëm edhe në disa raste gjatë pjesës së parë.
Veçohen pritjet në minutën e 28-të dhe 39-të të Alexis Mac Allisterit përkatësisht Julian Alvarezit.
