Kampionia e Kosovës, Drita, e nis sonte një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27. Skuadra gjilanase do të përballet në transfertë me Kauno Zalgiris të Lituanisë, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues. Takimi zhvillohet nga ora , ndërsa Drita synon të marrë një rezultat pozitiv që do t’i jepte avantazh para ndeshjes së kthimit.
Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani, ka vendosur të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm, me Faton Malokun në portë, ndërsa në repartin ofensiv pritet shumë nga Kristal Abazaj, Igball Jashari dhe Blerim Krasniqi. Drita hyn në këtë sfidë si kampione e Kosovës dhe me ambicie për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.
Një rezultat i mirë në Lituani do të ishte një hap i rëndësishëm drejt kalimit në raundin e ardhshëm të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Kauno Zalgiris: Svedkauskas, Moutachy, Tolordava, Lekiastas, Konatar, Karshima, Ribeiro, Benchalb, Baldassarra, Ourega, Oliveira. Drita: Maloku, Ovouka, Pellumbi, Bytyqi, B. Krasniqi, Dabiqaj, Limaj, Sheji, Abazaj, Bl. Krasniqi, Jashari. / Telegrafi
