Pedersen fiton etapën e katërt, Traeen merr fanellën e verdhë në

0%

Çiklisti danez Mads Pedersen ka fituar etapën e katërt të ‘Tour de France’, të zhvilluar në një gjatësi prej 182 kilometrash nga Carcassonne në Foix. Ish-kampioni i botës i vitit 2019 ishte pjesë e arratisjes vendimtare dhe triumfoi në sprintin final, duke i dhënë skuadrës Lidl-Trek një ditë të paharrueshme.

Pedersen pati mbështetje të madhe nga bashkëlojtarët e tij, Mathias Vacek dhe Quinn Simmons, të cilët neutralizuan çdo përpjekje të rivalëve për t’u shkëputur. Simmons e kompletoi suksesin e ekipit duke u renditur i dyti, ndërsa italiani Marco Frigo përfundoi në vendin e katërt. Etapa solli ndryshim edhe në renditjen e përgjithshme.

Grupi i favoritëve, ku bënin pjesë Tadej Pogaçar dhe Jonas Vingegaard, mbërriti më shumë se 12 minuta pas fituesit. Falë arratisjes së suksesshme, norvegjezi Torstein Træen i skuadrës Uno-X mori fanellën e verdhë të liderit. Çiklisti 30-vjeçar krijoi një epërsi të konsiderueshme dhe ka gjasa ta mbajë kreun e renditjes edhe në etapat e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tour de France vazhdon të mërkurën me etapën e pestë, 158 kilometra nga Lannemezan në Pau, një itinerar që pritet t’u përshtatet sprinterëve. Etapa e 4-të 1. Mads Pedersen (LIDL-TREK) 04h 10′ 45”-B: 10”. 2 Quinn Simmons (LIDL-TREK) 04h 10′ 45 -B : 6 3. Raul Garcia Pierna (Movistar Team) 04h 10′ 45′ B:4 4. Marco Frigo (NSN CYCLING TEAM)) 04h 10′ 45 5.

Ramses Debruyne (Alpecin-Premier Tech) 04h 10′ 45. 6. Kevin Vauquelin (Netcompany Ineos Cycling Team) 04h 10′ 45 7. Sean Quinn (EF Education – Easypost) 04h 10′ 45” 8. Torstein Træen (UNO-X Mobility) 04h 10′ 45 9. Pablo Castrillo (Movistar Team) 04h 10′ 45′ 10. Mathias Vacek (LIDL-TREK) 04h 10′ 45 Renditja e përgjithshme 1. Torstein Træen (Uno-X Mobility) 13h 02′ 46” 2.

Sean Quinn (Ef Education – Easypost) + 00h 00′ 28” 3. Mathias Vacek (LIDL-TREK) + 00h 03′ 50” 4. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 07′ 53” 5. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 07′ 53” 6. Ramses Debruyne (Alpecin-Premier Tech) + 00h 08′ 06” 7. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 08′ 16” 8.

Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)) 00h 08′ 17” 9. Juan AYUSO (LIDL-TREK) + 00h 08′ 20” 10. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 08′ 41”

Burimi: Bota Sot