Kurti në simpoziumin SYMI në Greqi: Autokratët duhen konsideruar si

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI në Greqi. Ky simpozium, këtë vit mbahet me temën: “Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit” (Achilles’ Wrath and Cassandra’s Warning – Empowering Democracy and Taming Power).

Kurti ka thënë se ka marrë pjesë në panelin “Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani, Ukrania dhe më shumë: Çfarë duhet të mësojnë demokracitë e vjetra të vetëkënaqura nga shoqëritë që ende luftojnë, çdo ditë, për hapësirë ​​demokratike evropiane.

Ai njoftoi se në këtë panel ka thënë se Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, e po ashtu, se zgjerimi i BE-së dëshmon që periferia nuk është për “t’u grabitur”. “Në zhvillimet botërore realisht nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve por sot jetojmë në kohërat e përplasjeve të brendshme të ndërgjegjes me reaksionin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike.”- ka thënë Kurti se ka deklaruar në këtë panel.

I pari i Qeverisë në detyrë ka thënë se diplomatë të shquar, aktivistë progresistë, zyrtarë shtetesh e akademikë, drejtues të organizatave e studiove, diskutojnë në këtë simpozium sipas modelit “Chatham House Rule” për tema të ndryshme të aktualitetit gjeopolitik global.

“Nga paqja e siguria teksa forcohet multipolariteti dhe dobësohet multilateralizmi te sulmet e shtuara mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut, nga krizat e shumëfishta e luftërat e reja pa përfunduar të vjetrat te pritjet dhe efektet e inteligjencës artificiale.”- ka shkruar ai.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet në baza vjetore. Edicioni i këtij viti titullohet “Hyni në të ardhmen – Prometheu i lirë: Fuqia e riimagjinuar për një Demos të Paqes, Barazisë dhe Qëndrueshmërisë”. Kurti në këtë simpozium kishte marrë pjesë edhe në vitet 2024 , 2023, e 2020.

Burimi: Kallxo