Një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri me thikë dy persona në

0%

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Egzon Hoxhës, i cili dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, pas incidentit me thikë që ndodhi në Rahovec.

Vendimi u mor pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës , pranë lokaleve “C.B.” dhe “N.Q.B.” në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit.

Egzon Hoxha dyshohet se ka sulmuar me thikë F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesë vitale të trupit. Për shkak të lëndimeve të marra, i dëmtuari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, sipas Prokurorisë, gjatë të njëjtit incident Egzon Hoxha dyshohet se ka lënduar edhe një person tjetër, me inicialet E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë. Edhe ai ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.

Ndaj të dyshuarit rëndojnë dyshimet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ai do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Për rastin, Sinjali ka raportuar ekskluzivisht detajet e rastit, si dhe emrin e të dyshuarit kryesor: Ekskluzive | Therja me thikë në Rahovec: Dy të rinj përfundojnë të plagosur, rasti rikualifikohet në “Vrasje në tentativë” Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com