Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” ka njoftuar qytetarët e Komunës së Obiliqit se, në bazë të marrëveshjes së lidhur me Komunën e Obiliqit për kryerjen e shërbimeve të mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave, është operatori përgjegjës për ofrimin e këtij shërbimi në komunë.
NPL “Kastrioti” bën të ditur se shërbimi i mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave ofrohet që nga muaji qershor 2026, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar me komunën. Po ashtu, ndërmarrja “Kastrioti” thekson se faturimi dhe inkasimi i pagesave për këtë shërbim realizohen nga kjo ndërmarrje.
Rrjedhimisht edhe qytetarëve u kanë bërë thirrje që pagesat për shërbimin e mbeturinave të mos i kryejnë më në emër të KRM “Pastrimi”, por vetëm në emër të ndërmarrjes “Kastrioti”, sipas faturave të lëshuara nga kjo ndërmarrje.
Sipas njoftimit, marrëveshja mbështetet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Ligjin për Mbeturina dhe Rregulloren Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave.
“Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që pagesat për shërbimin e mbeturinave të mos i kryejnë më në emër të KRM Pastrimi, por vetëm në emër të NPL “Kastrioti” Sh.A., sipas faturave të lëshuara nga ndërmarrja”- thuhet në njofitmin e lëshuar më .
Për sqarimin e kësaj, KALLXO.com ka adresuar pyetje edhe në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” dhe është në pritje të përgjigjeve zyrtare.
