Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotele, më së shumti nga

0%

Shpërndaje në: Numri i vizitorëve në hotele është rritur majin e këtij vitit krahasuar me majin e vitit të kaluar. Sipas Statistikave të hotelerisë të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), në maj numri i vizitorëve në hotele ishte 69 mijë e 81. Prej tyre thuhet se vizitorë vendorë ishin 25 mijë e 26 dhe vizitorë të jashtëm ishin 44 mijë e 55.

Sipas ASK-së krahasuar me muajin maj të vitit 2025, kur ishin regjistruar 61 mijë e 931 vizitorë, pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 11,5 %. Numri i net-qëndrimeve ishte 155 mijë e 599 net, prej tyre 88 mijë e 957 (57,2 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 66 mijë e 642 (ose 42,8%) nga vizitorët e brendshëm.

Sipas ASK-së më së shumti vizitorë të jashtëm ka pasur nga Shqipëria, nga ku kanë ardhur 7 mijë e 938 vizitorë. “Sa u përket vizitorëve të huaj, në muaj maj 2026, krahasuar me periudhën paraprake (Maj 2025) pati një rritje të vizitorëve për 18,1 %.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në total, 44 055 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Burimi: Koha