Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimin e Aleks Pepës alias Shkëlqim Pepa kreut të grupit krimninal “Pepa” dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Në paraburgim mbeti dhe i dyshuari tjetër Ilir Lazrin.
Aleks Pepa bashkë me vëllain e tij Jetmir Pepa akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. ndërsa në Shqipëri, përmes vëllait tjetër dhe bashkëpunëtorëve të tyre kanë pastruar miliona euro. Kompania Pepa group në emër të vëllezërve rezulton se ka fituar tendera publikë.
Njoftimi i Apelit: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë , disponoi për çështjen penale nr. 26 akti, datë regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve A.P (alias Sh.P) dhe I.L: “Ankim kundër vendimit nr. 41, datë , të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1.
Marrjen në pyetje të personave të arrestuar A.P (alias Sh.P) dhe I.L, të arrestuar në zbatim të vendimit Nr. 20, datë , të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit. 2.
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin Nr. 20, datë , të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasve nën hetim A.P (alias Sh.P) dhe I.L.”, si vijon: 1-Miratimin e disponimit nr. 20, datë dhe të disponimit nr. 41, datë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A. (alias Sh.) P. 2-Miratimin e disponimit nr. 20, datë dhe të disponimit nr. 41, datë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin I.L.
