Gjykata refuzon shtyrjen e gjyqit ndaj Veliajt, seanca e radhës më 21

0%

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka vendosur të mos e pranojë kërkesën për shtyrjen e procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të akuzuarve të tjerë. Kërkesa për shtyrje deri më 31 gusht ishte paraqitur nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kishte kërkuar pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për shkak të periudhës pas lindjes së fëmijës.

Gjykata ka vendosur që procesi të vazhdojë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 21 korrik. Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij. Çështja lidhet me hetimet e SPAK për dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Veliaj i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com