Konferenca Dita e Drinit 2026

0%

Dita e Drinit 2026 (, –, Hotel Lakeside, Vërmicë-Prizren) i kushtohet sfidës së thatësirës në pellgun e Drinit të Bardhë. Ky aktivitet i Shoqatës “Rilindja e Gjelbër” (në mbështetje me projektin Drin II dhe GWP-Med ) do të mbledhë ekspertë, përfaqësues institucionalë dhe gazetarë për të diskutuar ndikimet e thatësirës dhe përgjigjet e komunitetit.

Gjatë konferencës do të prezantohen gjetjet kryesore të “Përmbledhjes së Perceptimeve të Qytetarëve mbi Pellgun e Lumit Drini i Bardhë” dhe do të identifikohen prioritetet për një qeverisje të qëndrueshme të ujit, si dhe do të ketë panel diskutimi nga akterë kryesorë të ujërave në Kosovë, ku do të diskutohet rreth gjendjes aktuale e Pellgut të Lumit Drini i Bardhë: “Plani i Menaxhimit të Pellgut Lumor i Drinit të Bardhë, rekomandimet dhe zbatimi i tyre” Pellgu i Drinit të Bardhë është një prej pasurive kryesore ujore në Kosovë dhe Ballkan.

Rrjedha kryesore, Lumi Drini i Bardhë, buron në afërsi të Pejës dhe rrjedh për 122 km në drejtim veri-jug brenda Kosovës. Ai bashkohet me Drinin e Zi pranë Kukësit (në Shqipëri) për të formuar Drinin e madh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është rreth 4,265 km² , dhe gjithë baseni i Drinit (Drini i Bardhë + Drini i Zi) arrin ~4,646 km², duke qenë më i madhi nga katër pellgjet ujëmbledhëse të Kosovës.

Në këtë pellg jeton një popullsi e konsiderueshme dhe aktivizohet sektorë kryesorë: furnizimi me ujë të pijshëm për familjet dhe industrinë, energjia hidroelektrike dhe bujqësia (ujitja). Shumë komunitete në Pejë, Deçan dhe rrethina varen nga këto burime. Ndryshimet klimatike kanë sjellë valë të nxehta dhe thatësira më të shpeshta në rajon.

Kosovë është përfshirë nga thatësira disa herë në dekadat e fundit (p.sh. 1993, 2000, 2007, 2008), ndërsa nga viti 2004, 80% e komunave kosovare kanë përjetuar mungesë uji për shkak të thatësirave hidrologjike dhe keqpërdorimit të burimeve. Këto trende globale dhe lokale ndikojnë drejtpërdrejt edhe në Drinin e Bardhë – niveli i ujit bie në stinët e thatësirës dhe kthehet rritës me reshjet.

Bimësia dhe biodiversiteti i pellgut janë gjithashtu të cenueshme nga temperaturat ekstreme dhe ndotja. Për pasojë, seanca e konferencës do të fokusohet në adaptimin në situata thatësire, rimëkëmbjen ekologjike dhe mbledhjen e ujit të shiut. Për të marrë pjesë, ju lutem të regjistroheni në linkun: Konferenca Dita e Drinit 2026 Forma e regjistrimit – Plotëso formularin

Burimi: Telegrafi