NPL “Kastrioti” u thotë qytetarëve në Obiliq të mos paguajnë më te

0%

Përmes një njoftimi zyrtar, NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Komunën e Obiliqit është operatori përgjegjës për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave në territorin e komunës ku q ytetarët e Komunës së Obiliqit nuk duhet t’i kryejnë më pagesat për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave në emër të KRM “Pastrimi”.

Sipas njoftimit, shërbimi ofrohet që nga muaji qershor 2026, ndërsa faturimi dhe inkasimi i pagesave do të kryhen vetëm nga NPL “Kastrioti”. Për këtë arsye, qytetarëve u është bërë thirrje që pagesat për shërbimin e mbeturinave t’i realizojnë vetëm sipas faturave të lëshuara nga NPL “Kastrioti”, duke mos kryer më pagesa në emër të KRM “Pastrimi”.

Ndërmarrja thekson se ky ndryshim bazohet në marrëveshjen e lidhur me Komunën e Obiliqit dhe në legjislacionin në fuqi që rregullon menaxhimin e mbeturinave dhe funksionimin e ndërmarrjeve publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi