​“Lufta s’fitohet me fjalë”, Frederiksen: Evropra duhet të armatoset

0%

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka konfirmuar sot se Danimarka po i përmbush objektivat e NATO-s. Nga Ankaraja, ku po mbahet samiti i NATO-s për këtë vit, Frederiksen theksoi rëndësinë e armatosjes së shteteve, përball rrezikut të Rusisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare. “Evropa duhet të armatoset në mënyrë që të kujdesemi për njerëzit dhe shoqërinë tonë.

Nga ana daneze, ne po ia dalim mbanë ”, zbuloi Frederiksen, shkruan AA. Udhëheqësja daneze e tërhoqi vëmendjen ndaj kërcënimit me të cilin përballet Evropa nga Rusia, ndërsa lufta e Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës vazhdon. “Duhet të jetë e qartë për të gjithë se është gjithashtu liria dhe siguria jonë që ukrainasit po mbrojnë.

Dhe ata nuk mund ta fitojnë luftën me fjalë”, shtoi Frederiksen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot