Murati publikon parashikimin e FMN-së në Euronews: Kosova në krye të

0%

Kosova pritet të mbetet ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë pesë viteve të ardhshme, pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik në kontinent, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cituara nga Euronews.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka vlerësuar raportin e publikuar nga Euroneës, i cili i referohet parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas të cilave Kosova pritet të jetë ndër vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë gjatë viteve të ardhshme.

Ndërsa eurozona pritet të shënojë një rritje mesatare prej vetëm 1.2 për qind në vit në periudhën 2027-2031, ekonomitë më të vogla evropiane, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, parashikohet të rriten me ritëm dukshëm më të shpejtë. Sipas FMN-së, Bashkimi Evropian në tërësi pritet të ketë një rritje mesatare prej 1.4 për qind në vit, ndërsa ekonomia globale rreth 3.2 për qind.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Azia në zhvillim pritet të zgjerohet me 4.6 për qind në vit, India me 6.5 për qind dhe Afrika Sub-Sahariane me 4.6 për qind.

FMN vlerëson se Evropa do të vazhdojë të përballet me sfida strukturore, përfshirë borxhin e lartë publik, plakjen e popullsisë, produktivitetin e ulët, kostot e larta të energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike, faktorë që do ta mbajnë rritjen ekonomike nën nivelet historike.

Megjithatë, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor pritet të performojnë më mirë se mesatarja e eurozonës, duke përfituar nga ritmet më të larta të zhvillimit ekonomik dhe potenciali për konvergjencë me ekonomitë më të zhvilluara të Evropës.

Raporti i FMN-së thekson gjithashtu se për të ruajtur rritjen afatgjatë, vendet duhet të investojnë më shumë në infrastrukturë, arsim dhe inovacion, si dhe të forcojnë financat publike, në mënyrë që rritja ekonomike të mbështetet gjithnjë e më shumë në produktivitet dhe jo vetëm në zgjerimin e tregut të punës.

Sipas Euronews, ekonomitë e vogla evropiane pritet të vazhdojnë të tejkalojnë ritmin e rritjes së eurozonës edhe në fund të kësaj dekade, pavarësisht sfidave që përballen ekonomitë e kontinentit.

Burimi: Bota Sot