Një person është arrestuar në Mitrovicë të veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën dhe u iniciua si “Dhunë në familje”. “Mitrovicë veri -. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, n jofton Policia.
Burimi:
Bota Sot
