Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro-akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë, duke përcaktuar edhe orarin e lejuar të funksionimit të tyre. Sipas vendimit, lokalet e gastronomisë do të mund të përdorin pajisje elektro-akustike në përputhje me standardet ligjore dhe normat e lejuara të zhurmës.
Gjatë ditëve të punës, përdorimi i tyre lejohet deri në orën , ndërsa të premten dhe të shtunën deri në orën . Sipas njoftimit nga komuna, vendimi do të jetë në fuqi deri më , transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, me këtë vendim pezullohet përkohësisht urdhëresa nr. 312/22, e datës , për mbrojtjen nga zhurma, e cila do të mbetet e pezulluar deri në të njëjtën datë.
