Ukraina godet thellë Rusinë: Sulmohet rafineria më e madhe në Omsk

0%

Në kuadër të luftës së vazhdueshme, ndërsa Rusia vazhdon sulmet me raketa dhe dronë ndaj Ukraines, duke vrarë të paktën 19 persona në Kiev dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, forcat ukrainase kanë ndërmarrë një sulm të thellë brenda territorit rus.

Sipas autoriteteve ukrainase, një sulm me dron ka goditur rafinerinë e naftës në qytetin Omsk, një nga objektet më të mëdha të përpunimit të naftës në vend dhe më shumë se 2,500 km larg kufirit Ukrainë–Rusi.

Rafineria Gazprom Neft në Omsk është më e madhja në Rusia, me kapacitet të madh prodhimi të karburanteve si benzinë, naftë dhe karburant aviacioni, përfshirë produkte që përdoren edhe nga ushtria ruse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, pas sulmit ka shpërthyer zjarr në objekt, ndërsa pamjet e publikuara online tregojnë një kolonë të madhe tymi dhe flakësh mbi rafineri, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Zyrtarët ukrainas thanë se Omsk ishte “i fundit nga 11 prodhuesit më të mëdhenj të benzinës në Rusi” që është goditur nga sulme ukrainase, duke treguar zgjerimin e fushatës së Kievit kundër infrastrukturës energjetike ruse. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për incidentin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com