Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë në sheshin e Podujevës, ku kanë ftuar qytetarët të bashkohen për të kërkuar rritjen e sigurisë. Anëtari i Kryesisë së kësaj shoqate, Nexhat Llumnica për Klankosova.tv bëri të ditur se kjo protestë po organizohet pas rastit të fundit me të shtëna armësh në këtë qytet, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej tyre, kalimtar rasti.
Ai bëri të ditur se protesta do të mbahet nga ora dhe është paraparë të nisë nga sheshi i Podujevës e të vazhdojë me marshim deri te objekti i vjetër i Komunës së Podujevës.
Në listën e kërkesave të tyre përfshihen rishikimi dhe ashpërsimi i Ligjit për Armët, formimi i një reparti të specializuar për parandalimin e dhunës në komunitet, investime më të mëdha në shërbimet e shëndetit mendor, kontrolle më të rrepta për lejet e armëve, fushata sensibilizuese për edukimin e qytetarëve, përgjegjësi institucionale për dështimet në parandalimin e dhunës.
Në thirrjen e tyre, organizatorët u bëjnë apel qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë paqësore, me moton “Jo dhunës – Po sigurisë!”
