Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së hënës një sipërfaqe të konsiderueshme me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak, duke mobilizuar forcat zjarrfikëse të disa bashkive. Sipas të dhënave paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës, ndërsa tymi i dendur është bërë i dukshëm edhe në zonat përreth.
Në vendngjarje po punojnë ekipet zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për banesa apo biznese të rrezikuara, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se situata po monitorohet në terren.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa pritet një vlerësim i plotë mbi shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara pasi situata të vihet nën kontroll. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
