Gjykata e Pejës ka shpallur sot, më , aktgjykimin ndaj tri të pandehurave për sulmin fizik ndaj të moshuarës M.N. në rezidencën e të moshuarve “Orenda” në vitin 2022. Gjykata të pandehurën Aurona Pelaj për sulm ndaj të moshuarës e ka dënuar me 2 vite e 3 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data deri me datë .
Gjykata të pandehurës Aurona Pelaj i ka shqiptuar edhe dënim plotësues – ndalimin e ushtrimit të profesionit të infermieres, në kohëzgjatje prej 5 vitesh. Gjykata të pandehurën Altina Rexhepi e ka liruar nga akuza, ndërsa ndaj Remzie Kuqit ka shpallur aktgjykim refuzues, pasi sipas Gjykatës, Prokuroria gjatë shqyrtimit gjyqësor është tërhequr nga akuza ndaj saj.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Palët e pakënaqura me këë aktgjykim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh. Lidhur me shpalljen e këtij aktgjykimi, KALLXO.com ka kontaktuar me përfaqësuesin e palës së dëmtuar, avokatin Meshari Selimaj.
Sipas avokatit Selimaj, dënimi i të pandehurës Aurona Pelaj është në përputhje me rrethanat faktike dhe ligjore të këtij rasti. Sipas avokatit, dënimi është në proporcion me peshën e veprës penale që është kryer ndaj viktimës së ndjeshme.
“Konsideroj se dënimi i te pandehurës së parë Aurona Pelaj me 2 vite e 3 muaj burgim është i përputhshëm me rrethanat faktike e ligjore të këtij rasti, pasi që vepra penale në rastin konkret është kryer në rrethana posaçerisht të rënda ndaj një viktime të ndjeshme me sëmundje të rëndë, që kujdesi dhe mbikëqyrja e të cilës u ishte besuar infermiereve të akuzuara”- tha avokati.
Tutje, avokati ka thënë se ndaj të pandehurës së dytë, Altina Rexhepi, për të cilën Gjykata ka shpallur aktgjykim lirues, do ta apelojnë vendimin dhe do të kërkojnë ndryshim të vendimit. KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe me avokatin Veton Berisha që përfaqëson të akuzuarën Aurona Pelaj, mirëpo i njëjti ka qenë i paarritshëm.
Blerim Halili, avokati i të akuzuarës Altina Rexhepi, e cila është liruar nga akuza, për KALLXO.com ka thënë se vendimi i Gjykatës është vendim i drejtë pasi nuk ka pasur prova që e mbështet dyshimin e bazuar mirë se ka të bëjë me sulm në bashkëkryerje. “Ne mendojmë si mbrojtje që është vendim i drejtë, deri më tani s’ka pasur asnjë provë”- ka thënë avokati Halili.
Ndërsa, avokati Faruk Binakaj, mbrojtës i të akuzuarës Remzie Kuqi për të cilën Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues, ka thënë se Prokuroria në fjalën përfundimtare është tërhequr nga akuza për të mbrojturën e tij. “Prokuroria është tërhequr në fjalën përfundimare për arsye se ka vlerësuar se nuk ka elemente të veprës penale për veprën që u akuzua klientja ime.
Prokurori ka vlerësuar që duhet me u tërheqë nga akuza. Ne si palë e kemi vlerësuar si gjest të drejtë dhe korrekt”- ka thënë avokati Binakaj për KALLXO.com Ky vendim është marrë nga gjyqtari Alan Taranis.
E akuzuara Aurona Pelaj e kishte pranuar fajësinë, por që sipas avokatit Faruk Binakaj më Pelajt nuk i ishte pranuar fajësia , kurse Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi ishin deklaruar të pafajshme. Kujtojmë se e dëmtuara në këtë rast M.N., ka ndërruar jetë. Çka thotë aktakuza?
Më Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht prokurorja e rastit Lumturije Hoxha, i ishte drejtuar Gjykatës së Pejës, Departamentit të Përgjithshëm, me aktakuzë për: Aurona Pelajn, Altina Rexhepin dhe Remzije Kuqin, me dyshimin e bazuar mirë se më në ora në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda” duke vepruar në bashkëkryerje të lartcekurat kanë përdorur dhunë ndaj viktimës së ndjeshme M.N.
Aktakuza përshkruan se fillimisht e pandehura Aurona Pelaj merret vesh me të pandehurat Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi që ta vënë nën kontroll viktimën, duke planifikuar përdorimin e forcës edhe pse e kanë ditur se viktima është e ndjeshme për shkak të moshës së shtyrë dhe një sëmundjeje prej të cilës ajo vuan.
Në dosje tutje thuhet se me kërkesë të të pandehurës Aurona Pelaj, e pandehura Remzije Kuqi incizon, e pandehura Altina Rexhepi e kap për dorën e majtë viktimën duke e mbajtur, ndërsa pasi e njëjta e lëshon, e pandehura Aurona Pelaj e kap viktimën në të dyja duart në pjesët e parakrahut, duke e goditur disa herë me shuplaka në fytyrë si dhe duke e goditur tri herë me gjunjë në pjesën abdominale, ndërsa të gjitha këto veprime në video-incizim përcillen në sfond me të qeshura nga e pandehura Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi.
Sipas Prokurorisë, këto veprime sipas Kodit Penal përbëjnë veprën penale – sulm, e cila në këtë rast është kryer në bashkëkryerje. Kjo vepër sipas Kodit Penal dënohet deri në tre vjet burgim. Gjithashtu Prokuroria kishte kërkuar që për të pandehurat të jepet edhe dënimi plotësues që është ndalimi i ushtrimit të profesionit.
Prokuroria e Pejës kishte listuar një listë të gjatë të rrethanave rënduese të cilat ka kërkuar nga Gjykata të merren për bazë për përcaktimin e dënimit në rast se të pandehurat shpallen fajtore, përfshirë: mënyrën e kryerjes së veprës penale; faktin se viktima ka qenë posaçërisht e pambrojtur në raport me të pandehurat; faktin se viktima u është besuar për kujdes dhe trajtim të pandehurave; moshën dhe gjendjen shëndetësore të përkeqësuar tej mase të viktimës; sjelljen e të pandehurave para dhe pas kryerjes së veprës penale, posaçërisht incizimin e kryerjes së veprës penale, mospendesa për kryerjen e veprës penale dhe mosshprehja e keqardhjes për viktimën.
Si rrethana lehtësuese të cilat do të ndikonin në zbutjen e dënimit për të pandehurat, Prokuroria nuk e ka gjetur asnjë. Kronologjia e rastit Më Prokuroria kishte marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurave dhe nga Gjykata e Pejës kishte kërkuar që të njëjtave t’u caktohet paraburgimi.
Gjykata në Pejës e kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim dhe kishte caktuar këtë masë të sigurisë në kohëzgjatje prej një muaji, nga data deri më .
Tutje, Gjykata Supreme e pati aprovuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësit të të dyshuarës Rexhepi, avokatit Blerim Ademaj, duke vendosur që të pandehurave t’u ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit dhe të njëjtat të mbrohen në liri.
