Proamerikanizmi nuk matet me slogane, por me mënyrën si administrohet

0%

Në Kosovë pothuajse çdo parti politike deklarohet proamerikane. Mirëpo, proamerikanizmi nuk është slogan elektoral. Ai nënkupton sundim të ligjit, transparencë, mbrojtje të pronës publike, institucione funksionale dhe llogaridhënie.

Kur vendi mbetet për muaj të tërë pa institucione funksionale, ndërsa debati publik mbulohet me deklarata patriotike dhe proamerikane, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: a po përdoret ky slogan për të shmangur përgjegjësinë?

Raportimet publike të KALLXO kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi procesin e privatizimit të tokës shtetërore dhe më pas shpronësimin e saj me vlera shumëfish më të larta. Raste të tilla nuk janë thjesht çështje individuale; ato shtrojnë pyetje themelore për mënyrën se si është administruar pasuria publike dhe nëse interesi publik është mbrojtur siç duhet. (Raporto Korrupsionin!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com⁠) Nëse prona publike privatizohet me çmime simbolike, ndërsa më vonë kompensohet me shuma shumë herë më të larta nga buxheti i shtetit, atëherë qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë të plotë: kush përfitoi, mbi çfarë baze u caktuan çmimet dhe çfarë mekanizmash kontrolli kanë funksionuar? Miqësia me Amerikën nuk ndërtohet me retorikë.

Ajo ndërtohet duke mbrojtur paranë e taksapaguesit, duke garantuar konkurrencë të ndershme, duke respektuar ligjin dhe duke ndërtuar institucione që i shërbejnë qytetarit e jo interesave të ngushta politike. Kosova ka nevojë më pak për deklarata se kush është më proamerikan dhe shumë më tepër për standarde amerikane të qeverisjes.

Burimi: Bota Sot