Nga 8 deri më 11 korrik, Prishtina bëhet qendër ndërkombëtare e

0%

Edicioni i 3-të i festivalit “UPward International Student Film Festival” do të mbahet nga 8 deri më në Prishtinë, duke sjellë një përzgjedhje të filmave më të mirë studentorë nga 36 shtete të ndryshme.

Organizatorët e festivalit kanë njoftuar gjatë katër ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë krijime bashkëkohore të autorëve të rinj, të marrë pjesë në diskutime me kineastë dhe pedagogë ndërkombëtarë, si dhe të njihet me zhvillimet më të reja të kinemasë studentore. Sipas njoftimit, për edicionin e sivjetmë, festivali pranoi 1,424 aplikime nga e gjithë bota.

“Pas procesit të përzgjedhjes, 69 filma u përfshinë në Programin Zyrtar, duke përfaqësuar 36 shtete, me një normë pranimi prej vetëm 5.4%, çka dëshmon standardin e lartë artistik dhe procesin rigoroz të seleksionimit”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përzgjedhja e këtij viti, thuhet më tej në njoftim, përfshin filma artistikë, dokumentarë, animacion dhe filma eksperimentalë, të cilët trajtojnë tema që variojnë nga identiteti, kujtesa dhe familja, deri te migrimi, teknologjia, ndryshimet shoqërore dhe sfidat e brezit të ri. Sipas programit zyrtar filmat do të shfaqen në Kinemanë ABC në Prishtinë.

“UPward International Student Film Festival” organizohet nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës dhe realizohet me mbështetjen e “Prishtina International Summer University” (PISU 2026), Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ambasadës së Italisë në Prishtinë, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Kinemasë ABC.

Të gjitha shfaqjet, diskutimet dhe aktivitetet e festivalit janë të hapura për publikun.

Burimi: Kallxo