Dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare në një rast të lejes së

0%

Një zyrtar në Komunën e Kaçanikut është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. I njëjti dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari të paguante mbi 600 euro për dokumente shtesë lidhur me një leje ndërtimi, dokumente që më pas nuk rezultuan të ishin pjesë e dosjes zyrtare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më , hetimet janë nisur pas pranimit të informatave për dyshimet ndaj zyrtarit, i cili dyshohet se duke shfrytëzuar pozitën e tij, përveç dokumentacionit të rregullt për pajisje me leje ndërtimi, i kishte kërkuar viktimës edhe dokumente shtesë (projekte), e të cilat do t’ia kompletonte ai për t’i paguar më pas shumën mbi 600 euro tek një kompani private gjeodezike.

Policia njofton se qytetari kishte paguar mbi 600 euro për këto dokumente, por pasi ishte pajisur me lejen e ndërtimit kishte vërejtur se dokumentet për të cilat kishte kryer pagesën nuk figuronin fare në dosjen zyrtare. Më pas ai e kishte njoftuar Policinë për rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Hetuesit policorë me të kuptuar për rastin kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-operative dhe si rezultat i kësaj, në koordinim të plotë me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, sot në prani të avokatit mbrojtës kanë intervistuar të dyshuarin nën dyshimin për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Kallxo