Ekskluzive | Rreth 300 bimë dhe rrënjë kanabisi gjenden në Bradash të

0%

Rreth 300 bimë dhe rrënjë kanabisi janë gjetur në fshatin Bradash të Podujevës, në një aksion të zhvilluar nga autoritetet kompetente, shkruan Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në rast. Edhe të arrestuarit sipas burimeve të Sinjalit janë nga familja Hoti .

Të dyshuarit janë shoqëruar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com