Kriza e karburantit trondit Rusinë, mungesa në pothuajse të gjitha

0%

Rusia po përballet me një krizë të gjerë të karburantit, ku pothuajse të gjitha rajonet e vendit raportojnë mungesa benzine ose ndërprerje furnizimi. Situata është përkeqësuar ndjeshëm pas shtimit të sulmeve me dronë nga Ukraina ndaj rafinerive ruse.

Sipas raportimeve, më shumë se 50 rajone kanë konfirmuar probleme me furnizimin, ndërsa në disa zona është vendosur edhe racionim i karburantit. Në disa raste, autoritetet lokale kanë shpallur gjendje alarmi për të menaxhuar krizën.

Në qytetet kryesore, përfshirë Moskën, janë regjistruar radhë të gjata në pikat e karburantit, ndërsa qytetarët raportojnë pritje disaorëshe dhe kufizime në sasinë e furnizimit. Disa rajone kanë ndaluar edhe përdorimin e kanistrave për të shmangur grumbullimin e benzinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertët thonë se shkak kryesor është dëmtimi i rafinerive nga sulmet ukrainase, që ka ulur ndjeshëm prodhimin e karburantit në vend. Ndërkohë, autoritetet ruse pretendojnë se furnizimi është nën kontroll dhe se po merren masa për stabilizimin e tregut.

Megjithatë, situata po krijon tension social dhe rritje të ankthit mes qytetarëve, ndërsa frika për mungesa të mëtejshme vazhdon të rritet në të gjithë vendin.

Burimi: Bota Sot