Revolta nuk ndalet, edhe Italia kundër FIFA-s

0%

Kritikat ndaj FIFA-s për vendimin që i lejoi sulmuesit amerikan Folarin Balogun të luajë ndaj Belgjikës po shtohen nga të gjitha anët. Pas reagimeve të UEFA-s dhe Federatës Belge, edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò, e ka cilësuar vendimin si “absurd” dhe me prapavijë politike.

Në një intervistë për Rai Radio, Malagò tha se ishte befasuar nga përdorimi i nenit 27 të rregullores së FIFA-s, mbi bazën e të cilit u pezullua zbatimi i kartonit të kuq të Balogun. “ Është një histori e çuditshme, më duket absurde.

E lexova nenin 27 për të cilin po flitet dhe, për fat të mirë, ai nuk mund të zbatohet në kampionatet kombëtare, përndryshe do të ishte katastrofë ”, deklaroi kreu i futbollit italian. Malagò nuk i kurseu kritikat as për mënyrën se si u mor vendimi, duke lënë të kuptohet se ai ishte ndikuar nga politika. “Nuk ka nevojë të fshihemi pas fjalëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është një vendim që ka qartë ngjyrim politik ”, u shpreh ai, në mes të raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump kishte kontaktuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar rishikimin e pezullimit të sulmuesit amerikan. Sipas Malagòs, ky rast krijon një precedent tepër të rrezikshëm për të ardhmen e futbollit.

“Shpresoj që ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është ky precedent. Jam i lumtur që ky Botëror po zhvillohet me stadiume të mbushura dhe atmosferë të jashtëzakonshme, por vendime të tilla dëmtojnë meritokracinë, e cila është themeli i futbollit”, përfundoi presidenti i FIGC.

Burimi: Bota Sot