“Kurrë nuk do të kthehemi në shtëpi”, festë e çmendur në dhomën e

0%

Norvegjia po vazhdon të jetojë ëndrrën në Kupën e Botës, pasi eliminoi Brazilin me rezultat 2-1 dhe siguroi për herë të parë në histori një vend në çerekfinale të turneut. Për kombëtaren skandinave, ky është suksesi më i madh në historinë e saj në Kupën e Botës, ndaj nuk munguan festimet e çmendura pas ndeshjes.

Në dhomën e zhveshjes, futbollistët e Stale Solbakken e kthyen festën në një spektakël të vërtetë, duke kënduar, kërcyer dhe festuar së bashku. Atmosfera u bë edhe më e veçantë kur lojtarët kënduan këngën “Nuk do të kthehemi kurrë në shtëpi”, një mesazh i qartë se ata besojnë se aventura e tyre në Kupën e Botës është ende larg fundit.

Pas eliminimit të Brazilit, Norvegjia tani do të përballet me Anglinë në çerekfinale, me synimin për të vazhduar rrugëtimin historik në turne./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi