FSK i bashkohet kërkimeve për 78-vjeçarin e zhdukur që nga java e

0%

Kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi, i zhdukur që nga e enjtja e kaluar, po vazhdojnë edhe sot me angazhimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se aksioni i sotëm po zhvillohet në bashkëpunim me FSK-në, ndërsa kërkimet janë përqendruar në zonën e Butovcit, ku një ditë më parë u gjet një sandale që dyshohet se i përket 78-vjeçarit.

Përveç FSK-së, në operacion janë të angazhuar edhe Policia e Kosovës, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ekipe këmbësore, si dhe dronë për kontrollimin e terrenit. Xhafer Raqi, banor i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë, vuan nga demenca dhe është parë për herë të fundit rreth orës të mëngjesit të së enjtes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Familjarët kanë apeluar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.

Burimi: Bota Sot