U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën

0%

Gjykata e Vlorës këtë të hënë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Granit Pepnikën, i cili u arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi. Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me rroba plazhi ndërhynë për arrestimin e tij.

Operacioni u zhvillua në zonën e Drimadhës, ku u arrestuan Pepnika, Redion Rexhmati dhe Xhoni Hitaj. E njëjta masë sigurie, “Arrest në burg”, është caktuar edhe për Hitaj, i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për Rexhmatin, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas burimeve, Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar më herët ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve për këtë çështje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa kishte një masë arresti nga gjykata i dyshuar për përfshirje në mashtrime me përfitime të mëdha financiare nëpërmjet skemave të call center-ave. Gjatë kontrollit në vilën ku qëndronin, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Burimi: Bota Sot