Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Gjakovë pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se me veturën e tij ka goditur një automjet zyrtar të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës të së shtunës. Si pasojë e përplasjes, vetura zyrtare ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike.

Pas aksidentit, i dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë, por është ndaluar dhe arrestuar nga zyrtarët policorë. Në vendin e ngjarjes, trajtim mjekësor kanë marrë zyrtarët policorë, si dhe persona të tjerë të lënduar. Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha