Ky edicion i Kupës së Botës ka qenë një mallkim për trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse pasi shumë prej tyre janë larguar nga pankinat e tyre kush me shkarkim e kush me dorëheqje. Rasti më unik në këtë pikë është Tunizia që largoi dy trajnerë në harkun e vetëm pak ditëve, Sabri Lamouchi dhe Herve Renard.
Listës së trajnerëve të larguar duket se do t’i shtohet edhe një emër tjetër dhe bëhet fjalë për trajnerin e Ganës, Carlos Queiroz.
Sipas gazetarit Micky Jnr, trajneri portugez i Ganës do të largohet nga posti i tij pas eliminimit të skuadrës në raundin e 1/16 të finaleve të Botërorit. ‘Carlos Queiroz i ka ndarë rrugët me kombëtaren ganeze dhe nuk do të vazhdojë detyrën e tij në pankinë pas eliminimit në raundin ë 1/16 të finaleve të Kupës së Botës-shkruante gazetari në një postim të tij në rrjetin social X-tashmë aventurës së tij me Black Stars i erdhi fundit pas largimit nga turneu’.
