Leutrim Isufi në Divizionin AWD dhe Ilir Tupella në atë FWD/RWD janë fitues të garës Drag Race 2, e cila u mbajt të dielën në Sllatinë. Isufi me Audi RS3 1.8T arriti rezultat të shkëlqyeshëm duke kaluar shtegun me gjatësi 402 metra për 08.945 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 264 km/h. “Kemi pritur pak më mirë, por jam i kënaqur edhe me këtë rezultat.
Organizimi ishte shumë i mirë dhe gjithçka shkoi si duhet. Shpresoj që në garat e ardhshme të arrij kohë edhe më të mirë”, u shpreh Leutrimi pas fitores. Ndërsa, Ilir Tupella ishte më i miri në Divizionin FWD/RWD. Ai, me Golf 2, në cak arriti për 12.198 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 204 km/h. “Ishte garë shumë e mirë.
Megjithëse i patëm disa probleme të vogla teknike, arrita rezultat të mirë. Sigurisht që do të punojmë që në të ardhmen ta përmirësojmë kohën e arritur sot”, u shpreh Iliri. Isufit i takoi edhe Kupa për kohën më të mirë të garës, ndërsa një kupë iu nda edhe Ardian Begajt si garuesi më fair-play.
Rezultatet: Divizioni FWD-RW2 Klasa 12 1.Ilir Tupella (Golf 2) 2.Jozef Kabashi (Seat Ibiza) Klasa 13 1.Rinor Vërbovci (Golf 2) 2.Eris Pajaziti (Golf) 3.Argjend Bashota (Golf) Klasa 14 1.Trimi Shala (BMW E60 530D) 2.Albin Leci (BMW 535d) 3.Muharrem Braha (Golf 3) Klasa 15 1.Endrit Sejdiu (BMW) 2.Fitim Demiri (Seat Ibiza) Klasa 16 1.Markeljano Bushi (Fiat Abarth) 2.Fitim Bilalli (Golf 5 2.0) Divizioni AWD Klasa 8 1.Leutrim Isufi (Audi S3 1.8T) Klasa 9 1.Ardian Begaj ( BMW 240i Xdrive) 2.Kushtrim Musliu (130Xd) Klasa 10 1.Burim Isufi (Audi S3 R30 Turbo) 2.Emiljan Sakuli (Audi RS3) 3.Besart Kryeziu (M550D) Klasa 11 1.Valdet Morina (Audi RS3) 2.Alnor Januzi (BMW M550i) 3.Labiont Jahaj( Audi RS3) Klasa 12 1.Lavdat Vllahiu (BMW F30 B58) 2.Uka Rexhaj (BMW) 3.Taulant Telaku (Audi) Klasa 13 1.Edmond Berisha (Audi) Klasa 14 1.Yll Bajrami (Mitsubishi Evo X) Divizioni i veturave elektrike 1.Herolind Golaj (Xiaomi Yu7 Max)
