Pasi i bëri dalje Michele Di Gregorio-s, Juventus është vënë prej kohësh në ndjekje të një portieri të ri. Edhe pse bardhezinjtë gjetën gjuhën e përbashkët me Emiliano Martinez, nuk po arrihet marrëveshja me Aston Villa-n, që kërkon 10 milionë euro. Ndërkohë, sipas asaj që zbulon Tuttusport, propozimi i Juventusit për Tottenham është huazim me të drejtë blerje.
Londinezët e vlerësojnë Vicario-n plot 20 milionë euro, por huazimi do t’i shmangte Juventusit një shpenzim të menjëhershëm Vicario është nën kontratë me Tottenham deri më , me një pagë prej 2.6 milionë eurosh neto në sezon dhe thuhet se kërkon rreth 4 milionë euro në vit te Juventusi, një pikë që do të kërkojë negociata.
