Shpërndaje në: Basketbollistët e Kosovës janë duke pësuar humbje në pjesën e parë nga Sllovakia, në ndeshjen e fundit të raundit të parë parakualifikues për “Eurobasket 2029”. Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “TIPOSBET Arena”, në Spisska Nova Ves të Sllovakisë, u mbyll me rezultatin . Kosova është pa gjasa për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve.
Nga tri ndeshjet e para të Grupit C e pati një fitore e dy disfata. Lis Shoshi i kishte statistikat më të mira te Kosova në pjesën e parë, me tetë pikë e dhjetë asistime. Divine Myles e mbylli pjesën e parë me 10 pikë, një kërcime e dy asistime. Matus Hronsky te Sllovakia i pati 14 pikë, e tri kërcime.
