Shpërndaje në: Cristiano Ronaldo e ka impresionuar gjithë botën me arritjet e tij të deritashme. Ai ka thyer shumë rekorde. Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo ka një tjetër synim të cilit po i afrohet. Ylli portugez synon të arrij shifrën e 1000 golave në karrierë. Por sa gola i duhen Ronaldos për të arritur shifrën jubilare.
“AS” i ka kushtuar një shkrim të gjatë Ronaldos të dielën duke numëruar rekordet që ka arritur si lojtar. “Ai është vetëm 24 gola larg të bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën e 1000 golave zyrtarë në karrierë. Pele e arriti këtë sukses para tij, por disa nga golat e brazilianit nuk njihen zyrtarisht”, shkruan gazeta spanjolle “AS”.
Ronaldo ka realizuar tre gola deri më tani në Kupën e Botës 2026. Ai në total ka 976 gola në karrierë.
