Shpërndaje në: Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka anuluar kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, të cilin e mori në ndeshjen e kaluar ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kështu Balogun, që është prej lojtarëve më të mirë të SHBA-së, do të jetë në dispozicion për ndeshjen e një të tetës së finales ndaj Belgjikës.
Dënimi me një ndeshje moslojë, Balogunit i është shndërruar në dënim me kusht, për periudhë njëvjeçare. Kthimi i tij në ekip është lajm shumë i rëndësishëm për ekipin amerikan.
