Zjarri përfshin një sipërfaqe në Ballancë, erërat rrezikojnë përhapje

0%

Shpërndaje në: Në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë është raportuar një zjarr që ka përfshirë sipërfaqe me bar të thatë, ka bërë të ditur komandanti i njësisë në Viti, Hetem Jakupi. Sipas tij, për shkak të erërave të forta që po fryjnë në zonë, ekziston rreziku që flakët të përhapen më tej dhe të rrezikojnë sipërfaqe të tjera përreth.

Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë angazhuar menjëherë në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Prioritet i tyre mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës së tyre dhe veçanërisht e tokave bujqësore me grurë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së prekur, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet zyrtare. Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë punën në terren me qëllim që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet sa më shpejt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha