Shpërndaje në: Presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar ndihmë për presidentin rus Vladimir Putin në gjetjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë, sipas një deklarate të ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov. Sipas Ushakovit, Trump e ka bërë këtë ofertë gjatë një bisede telefonike që zgjati rreth 90 minuta, e zhvilluar të shtunën, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Biseda u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së Trump në samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi, shkruan Reuters.
Ushakov deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump kishte konfirmuar edhe një herë gatishmërinë e tij për të punuar drejt përfundimit të shpejtë të luftimeve dhe për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës, duke e përshkruar bisedën me Vladimir Putin si profesionale dhe mjaft konstruktive.
Ai shtoi se Rusia kërkon një zgjidhje politike-diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh qasjet themelore të saj, dhe akuzoi Kievin dhe aleatët evropianë se synojnë zgjatjen dhe përshkallëzimin e konfliktit, si dhe sulmet ndaj civilëve, duke iu referuar sulmeve me rreze të gjatë të Ukrainës ndaj objektivave në Rusi.
Po ashtu, u bë e ditur se edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë me Donald Trump.
