Të gjithë mbeten pa frymë! Ja çfarë shkruante gazeta ‘Sporti” i Beogradit për Xhevdet Pecin, Prishtinën dhe Kosovën! Dëshmitarët e kohës, të datës 15 qershor të vitit 1986, panë katastrofën në Titograd (sot Podgorica në meçin e boksit mes Buduçnostit dhe Prishtinës, e cila ishte pesë herë kampione e ish Jugosllavisë.
Gjyqtarët dëmtuan rëndë Prishtinën, duke i bërë nderin klubi tjetër serb Gosha nga Smedereva e Pallankës sepse edhe kjo e fundit ishte fyt për fyti në garë për titull (java e parafundit, e 17-ta). Xhevdet Peci humbi durimin dhe nuk i mbeti gjë tjetër pos te qëronte hesapet fizikisht me gjyqtarin Zhivkoviq dhe meci u ndërpre.
“Sportit’ i Beogradit e kritikonte Xhevdet Pecin por në anën tjetër vajtonte Prishtinën dhe Kosovën sepse pa Prishtinë e Kosovë nuk ka boks në ish Jugosllavisë. Prishtina u përjashtua nga garat, sepse ishte një klub shqiptarë dhe që nuk ndalonin me suksese. Në shkrimin e “Sportit” të Beogradit të publikuar me 21 qershor në gazetën “Rilindja” të vitit 1986, shkruhej gjer e gjatë.
“Dajaku ka dy ekstreme. Po qe se ligjdhënësi u përmbahet me këmbëngulje paragrafëve të vet, pas për herë të dytë në dëm të ekipit të Prishtinës, pason sanksioni më i rëndë, përjashtimi nga Liga e parë federative.
Shumica mendojnë se kësisoj organizata e boksit edhe ashtu e pasigurt dhe e luhatshme më në fund do të dëshmonte forcën e vet: praktikisht do të lirohej nga kampioni i ri i Jugosllavisë, vetëm një xhiro para përfundimit, në të mirë të rregullimit të radhëve e të rrethanave. Mirëpo, do të ishte më lehtë të veprohej në mënyrë administrative, i tillë është ligji dhe – fund!
Por, ligji ka pasur qëllim tjetër që të dobëtit e të hendikepuarit t’i mënjanojë në mënyrë që të mos u bëjnë pengesa të tjerëve. Dhe përse të tillët, të cilët nuk mund të tubojnë skuadrën prej tetë luftëtarësh, pas dy dështimeve e mashtrimit të publikut, të mbeten në shoqërinë e Ligës së parë?
Të gjitha të tjerat, duke përfshirë këtu edhe ndëshkimet e mikpritësit, për shkak të eksceseve të publikut, kanë rëndësi sekondare. Këto famoze mund të jenë të merituara edhe për shkak të vonesës së paraqitjes së meçit, vendosjes së pasigurt të mysafirëve dhe të disa dredhive të tjera administrative…
E, nëse qëllimi i ligjeve është të mbrojnë garën dhe sportin e boksit, të shikojmë tërë për një çast se a do të realizohet në rastin e Prishtinës ky qëllim i shenjtë. Kampioni i pesëfishtë humbi me rezultat zyrtar (), nga Radniçki i Beogradit, sepse, i pakënaqur me vendimet e referëve, ndërpreu meçin.
Prishtinasit i shkaktuan dëm të madh sportit të boksit, andaj pamaturinë u desh ta paguajnë. Asnjë arsyetim nuk ekziston. Rezultati tjetër zyrtar iu shqiptua për shkak të ekscesit të paparë të Xhevdet Pecit. Askush nuk përpiqet ta mbrojë.
Edhe po të mos e kishte sharë referin, edhe nëse është e vërtetë se diskualifikimi i tij është vepër e një komploti të vogël (Zhivkoviqi e Miletiqi, i cili para dy javësh diskualifikoi Pecin, gjithashtu për shkak të sharjes, së bashku referuan në Titograd), ish-kampioni i Ballkanit duhet të diskualifikohet përgjithmonë.
Por, a duhet edhe kampioni i pesëfishtë të mbajë përgjegjësi aq të rëndë për ekscesin e një anëtari të vet të pakontrolluar? Kjo është çështje në vete. Aq më tepër, ngase edhe pasojat mund të jenë shumë serioze.
Ekzistojnë, praktikisht, dy mundësi po qe se Prishtina përjashtohet nga garat: ose kjo qendër e madhe e boksit gradualisht do të shuhet, sikur edhe më parë shumë të tjera, ose do të ekzistojë për t’i shuar klubet e tjera. Në grupin e dobët jugor të Ligës së dytë kampioni do të bënte kërdi. Askush nuk mund t’i kundërvihet. Ekipet e Ligës së parë për një sezon do të ishin të hendikepuara.
Kjo është më pak e rrezikshme. Shumë më i rrezikshëm do të ishte po t’i çonin duart punëtorët e dëshpëruar të boksit. Pothuajse s’ka ekip në të gjitha rajonet e garave që s’kanë të paktën nga një-dy djelmosha të Kosovës. Disa janë dhënë me manifestim veshje të klubeve, të tjerët kanë shkuar vetë, por që të gjithë ishin të mësuar dhe të gatshëm arritën në ring.
Në Kosovë ekzistojnë edhe dy kolektiva të Ligës së dytë. E suksesshme është edhe liga krahinore. Kanë madje djelmosha edhe për huazim. Ekipi i Prishtinës nuk është i vetmi, por pa dyshim se dënimi rigoroz do të shkaktonte ngecje serioze. Pesë titujt e kampionit ekipor janë një stimulim i fuqishëm për të gjithë. Nga radhët e Prishtinës janë rekrutuar trajnerë, referë, funksionarë të shumtë.
Nga arka e tyre u ka arritur ndihma materiale të gjitha ekipeve të tjera. Pranë ringut në Prishtinë nuk ka ndodhur kurrë ndonjë eksces, qofte edhe më i vogli. Dënimi rigoroz, pra, do të mund të kthehej në rrezik për përparimin e sportit të boksit në përgjithësi.
Edhe një gjë: ekipi i Prishtinës mund të përballet edhe rezultatin e dytë zyrtar dhe përsëri të mbetet në Ligë, po qe se nuk aplikohen edhe masa administrative. Po qe se ndodh kjo, sanksionet, në një pjesë, do të ishin njësoj me hakmarrjen. Për këtë arsye, lypset urti para se të bëhet hapi i fundit.
Fundja, forca e një organizate sportive nuk dëshmohet vetëm me përjashtime e diskualifikime. Rendi në shtëpi mund të aplikohet edhe në tjetër mënyrë.. .”, kishte shkruar T. Hladni.
