Policia zbulon një rast të vjedhjes së pyllit në Kaçanik, konfiskohen

0%

Policia e Kosovës ka identifikuar një rast të dyshuar i vjedhjes së pyllit në Kaçanik. Sipas njoftimit të Policisë, njësitet policore kanë hasur në një automjet tip pikap me targa vendore, ndërsa i dyshuari ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport. Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar. Policia ka identifikuar edhe dy automjete të tjera tip pikap me targa vendore, drejtuesit e të cilëve posedonin motosharra. Edhe në këto raste, automjetet janë liruar, ndërsa motosharrat janë konfiskuar nga policia.

Përveç kësaj, ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar tiketa kundërvajtëse për drejtim të automjeteve me regjistrim të skaduar. “Ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar tiketa kundërvajtëse për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar”- shkruan Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo