Shpërndaje në: Në ditën e 35-të të protestave në Shqipëri, qytetarët i kanë uruar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga ky post, në ditën kur ai festoi ditëlindjen e 62-të. “Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete”, është shkrimi në njërën nga tortat, që u shfaqën në sheshin e Tiranës të shtunën në mbrëmje.
Në Shqipëri tash e më shumë se një muaj po protestohet kundër planeve për një resort luksoz në Zvërnec të Vlorës. Me kalimin e ditëve, dhe refuzimin e Qeverisë për kërkesat, kërkesat u shndërruan në politike dhe po kërkohet edhe largimi i skenës aktuale politike, pushtet e opozitë/Euronews
