Vozinha ka më shumë driblime të suksesshme se Cristiano Ronaldo!

0%

Portieri veteran i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, vazhdon të jetë një nga historitë më të bukura të Botërorit 2026. Pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë turneut, ai e tërhoqi sërish vëmendjen në ndeshjen ndaj Argjentinës.

Gjatë një aksioni, portieri 40-vjeçar e dribloi me shumë qetësi sulmuesin Lautaro Martínez brenda zonës së tij, duke i fituar duartrokitjet e tifozëve dhe duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Veprimi bëhet edhe më interesant nga një statistikë kurioze: Vozinha tashmë e ka regjistruar një driblim të suksesshëm në Botërorin 2026, ndërsa Cristiano Ronaldo ende nuk e ka realizuar asnjë të tillë, megjithëse i ka shënuar tre gola dhe e ka ndihmuar Portugalinë të kualifikohet në fazën me eliminim direkt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua nga Argjentina pas një ndeshjeje spektakolare, paraqitjet e Vozinhas mbeten ndër momentet më të veçanta të këtij Botërori, duke e shndërruar atë në një nga figurat më të pëlqyera të turneut..

Burimi: Bota Sot