“Kur besimi qytetar cënohet, ndryshimi kërkohet me mjete paqësore”-

0%

Gjatë protestës së sotme për dorëheqjen e kryeministrit Rama, aktivisti Dritan Goxhaj përcolli një mesazh urimi për popullin amerikan me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne deklaratën që e lexoi në emër të organizatorëve të protestës, ai e cilësoi SHBA-në një aleate strategjike të Shqipërisë dhe një mike të çmuar të popullit shqiptar.

Ai tha se kjo ditë sjell në vëmendje Deklaratën e Pavarësisë, të cilën e cilësoi si një nga dokumentet me ndikimin më të madh në historinë politike të botës. “Sot në ditën e pavarësisë së SHBA i urojmë popullit amerikan 250 vjetorin e pavarësisë së tyre.

SHHBA është një aleate strategjike e Shqipërisë dhe një mike e çmuar e popullit shqiptar që ka qëndruar pranë nesh në momentet me të rëndësishme të historisë tonë. Në këtë ditë kujtojmë një nga dokumentet me me ndikim në historinë politike të botës, deklaratën e pavarësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo nuk ishte shpallja e lindjes së një shteti të ri, por ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popujt anë e mbanë botës, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se gëzojnë të drejta të patjetërsueshme, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga pëlqimi i të qeverisurve dhe se qëllimi i tyre është mbrojtja e lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve.

Deklarata e pavarësisë na kujton se pushteti nuk është prone e një qeverie, por një besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cënohet dhe kur të drejtat e njerëzve nuk mbrohen shoqëritë demokratike kanë të drejtën të kërkojnë ndryshimin me mjete paqësore dhe në përputhje me ligjin. Këto janë vlera universale me të cilat janë ndërtuar demokracitë moderne” , tha Goxhaj.

Burimi: Bota Sot