Shpërthejnë polemikat para Francë – Paraguai

0%

Ndeshja mes Francës dhe Paraguait për fazën 1/8 të Kupës së Botës, është ndezur nga deklarata të ish-futbollistëve të dy skuadrave, të cilët janë ndeshur më parë në Botërorin 1998. Kristof Dugarri, ish-sulmuesi i Francës, parashikoi në sukses të lehtë të ekipit të Deshamp në këtë turne. ”Paraguai do të hajë dru.

Do të kërkojë të mbrojë pasi janë të paaftë, të paaftë, dhe e përsëris dy herë që të jetë e qartë, që të dhurojnë çfarëdolloj loje ofensive.

Është katastrofë në aspektin ofensiv”, tha ai për kundërshtarin e Francës. ish-portieri i njohur paraguaian, Hoze Luis Shilavert, i cili mori të kuq në atë ndeshje të vitit 1998 që u mbyll 1-0 me gol në shtesë, nuk ngurroi të tallej me këtë lloj deklarate. “Kristof, ke të drejtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Kupën e Botës 1998 në u përballëm me francezët dhe tani Paraguai përballet me një ekip afrikan”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke thumbuar me faktin se thuajse të gjithë lojtarët e Francës kanë origjinë nga Afrika.

Këto deklarata kanë bërë që të ndizen polemikat dhe në Francë ta akuzojnë Shilavert si racist për fjalët e tij, duke bërë më të tensionuar pragndeshjen me ekipit europian dhe skuadrës që bëri surprizën e madhe duke eliminuar Gjermaninë.

Burimi: Bota Sot