Ministria e Kulturës i kërkon Komunës së Prishtinës të respektojë

0%

Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MKT) i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të përmbahet nga veprime që, sipas saj, cenojnë ligjshmërinë dhe të bashkëpunojë me institucionet për trashëgiminë kulturore, lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.

Sekretari i Përgjithshëm i MKT-së, Bislim Bislimi, ka deklaruar se pezullimi i punimeve kishte ndodhur ekskluzivisht për shkak se ato ishin nisur në kundërshtim me ligjin për Trashëgimi Kulturore.

Bislimi theksoi se Qendra Historike e Prishtinës gëzon status ligjor të mbrojtjes që nga viti 2020 dhe se çdo ndërhyrje brenda kufijve të saj duhet të pajiset me leje, sipas legjislacionit në fuqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai po ashtu tha se këtë vit ka hyrë në fuqi edhe Plani i Menaxhimit dhe Konservimit të Integruar për Qendrën Historike të Prishtinës, duke kundërshtuar pretendimet se bëhet fjalë për një draft të pazbatuar.

“Nga ky vit, QHP përveç statusit ligjor të zbatueshëm nga viti 2020, ka në fuqi edhe Planin e Menaxhimit dhe Konservimit të Integruar, për të cilin plan, disa herë opinioni është keqinformuar si “drafti që po zbatohet pa miratim”, duke anashkaluar pasojat juridike të vendimeve të ministrave përkatës për trashëgimi kulturore nga viti 2020, e më tutje”- ka shkruar Bislimi më .

Ndërkohë, Bislimi bëri të ditur se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), më , ka miratuar projektin kryesor për punimet e infrastrukturës nëntokësore dhe projekt-planin me dizajn për shtrimin e dyshemesë urbane në Sheshin “Xhorxh Bush”, sipas kërkesës së Komunës së Prishtinës.

Sipas tij, miratimi përfshin segmentin që ndodhet brenda zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës. Në fund, Bislimi përsëriti thirrjen ndaj Komunës së Prishtinës që të respektojë procedurat ligjore dhe të bashkëpunojë me institucionet e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që projektet të zhvillohen në përputhje me standardet ligjore.

Për këto pretendime nga ana e Ministrisë së Kulturës, KALLXO.com ka adresuar pyetje për sqarime në drejtoritë kompetente të komunës dhe kabinetin e kryetarit Rama, mirëpo deri në publikimin e artikullit, nuk ka pranuar përgjigje. Në anën tjetër, sheshi “Xhorxh Bush” po planifikohet të zgjerohet edhe më shumë.

Kjo pasi, Komuna e Prishtinës, ka planifikuar 3.5 milionë euro për vazhdimin e projektit të zgjerimit të këtij sheshi, i cili pritet të shtrihet deri te zona e njohur si “Rrethi me flamur”. Kjo shumë është paraparë në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, e cila u miratua në Kuvendin Komunal, më .

Në maj të këtij viti, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Transformim të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit lidhur me realizimin e punimeve të infrastrukturës nëntokësore në sheshin “Xhorxh Bush”.

Sipas arsyetimit të IKMM-së, hapësira ku kanë nisur punimet gjendet brenda zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës, çka kishte qenë edhe arsyeja pse Inspektorati për Trashëgimi Kulturore kishte ndalur punimet rreth një vit më parë.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e plotë të IKMM-së, në të cilin thuhet se Komisioni Profesional Shqyrtues, pas vlerësimit të projektit ideor dhe dokumentacionit të dorëzuar nga Drejtoria për Transformim, ka konstatuar se projekti për realizimin e punimeve nëntokësore është në përputhje me nevojat funksionale dhe teknike të ndërhyrjes së propozuar.

Debati për sheshin “Xhorxh Bush” Ka kaluar plot një vit prej kur kanë rinisur punimet në projektin e sheshit “Xhorxh Bush” nga Komuna e Prishtinës. Mirëpo, këto punime u ndërprenë disa herë gjatë vitit të kaluar me vendim të Ministrisë së Kulturës, derisa niveli lokal e ai qendror kanë hedhur akuza për abuzim me pushtet e paralajmërime për padi gjyqësore.

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) konsideronte se nuk janë marrë pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë arkitektonike e kulturore. Transformimi i rrugës “Xhorxh Bush” në shesh këmbësorësh ishte shndërruar në “mollë sherri” mes Komunës (të udhëhequr nga LDK) dhe Ministrisë së Kulturës (të drejtuar nga LVV).

Komuna akuzonte Ministrinë se po bllokon projektet në kryeqytet, ndërsa kjo e fundit insiston se ndërhyrjet po bëhen pa respektuar standardet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Komuna e Prishtinës e ka sfiduar ligjërisht vendimin e Inspektoratit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (IKMM) për ndaljen e këtyre punimeve, duke kërkuar nga gjykata një masë sigurie për shtyrjen e vendimeve të MKRS-së, pasi sipas saj, ndalimi i punimeve po rrezikonte interesin publik dhe po i shkaktonte dëme financiare buxhetit të Komunës.

Ndërsa, për të tretën herë, kërkesa e Komunës ishte hedhur poshtë nga instancat gjyqësore.

Burimi: Kallxo