Klubi i Futbollit Egnatia ka prezantuar zyrtarisht Arben Metën si Drejtorin e ri Ekzekutiv të klubit. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kampionët e Shqipërisë i uruan mirëseardhjen Metës, duke vlerësuar përvojën, vizionin dhe përkushtimin e tij, që pritet të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e mëtejshëm të klubit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
“Me përvojë, vizion dhe përkushtim, ai i bashkohet familjes sonë për të kontribuar në zhvillimin dhe suksesin e mëtejshëm të klubit. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë rrugëtim me ngjyrat bardhejeshile”, thuhet në njoftimin e Egnatias.
Emërimi i Arben Metës vjen në një periudhë të rëndësishme për klubin rrogozhinas, i cili synon të vazhdojë sukseset në arenën kombëtare dhe të konsolidojë projektin e tij edhe në kompeticionet evropiane.
