Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një incident të rëndë që ka ndodhur në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka kanosur kryetarin e fshatit, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës, të cilit dyshohet se i ka vendosur thikën në fyt. Siç mëson Sinjali, i dyshuari Enis Kryeziu është ndaluar për 48 orë nga autoritetet policore.
Po ashtu, i njëjti dyshohet se ditë më parë ka kërcënuar edhe imamin e xhamisë së fshatit, si dhe ka dëmtuar kamerën e sigurisë së objektit fetar. Të premten, kryetari i fshatit dhe drejtori i shkollës kanë bërë denoncim në Policinë e Kosovës, pas së cilës njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në rast. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. Ekskluzive: Terror në Lubiqevë, një person kërcënon kryetarin e fshatit dhe i vendos thikën në fyt drejtorit të shkollës – arrestohet i dyshuari Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
