MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i privuan nga liria 18 shoferë që drejtonin automjete pa patentë shoferi, ndër të cilët dy ishin të mitur.
“Pesë persona në Gostivar, nga të cilët një ishte i mitur dhe një ishte përfshirë më parë në një aksident rrugor, katër persona në Shkup, dy në Kërçovë (njëri prej tyre i mitur), si dhe nga një person në rajonin e Tetovës, në Krivogashtan, Prilep dhe Manastir”. “Një person në Dellçevë drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Ndërsa nga një person në Kërçovë dhe në Kavadar kanë vozitur me ndalim për drejtimin e mjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjeteve ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.
