Dy pastrues xhamash janë shpëtuar pas një operacioni të ndërlikuar nga zjarrfikësit, pasi mbetën të bllokuar në një gondolë në lartësi prej rreth 150 metrash në Kullën Commerzbank në Frankfurt. Sipas mediave gjermane, gondola me të cilën po punonin u ndal në katin e 45-të të ndërtesës për shkak të një defekti teknik, duke lënë dy punëtorët të bllokuar në ajër.
Në vendngjarje ndërhynë ekipet e specializuara të shpëtimit, të cilat zhvilluan një operacion që zgjati rreth një orë e gjysmë. Punëtorët u evakuuan një nga një dhe u tërhoqën deri në katin e 56-të të ndërtesës, ku u vendosën në siguri.
Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk pësoi lëndime, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e defektit që shkaktoi bllokimin e gondolës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
