Zyra e Ombudspersonit në Hagë ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në platformën X një deklaratë të Avokatit të Popullit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Pietro Spera, lidhur me punën e tij në mbikëqyrjen e kushteve të paraburgimit.
Spera ka shpjeguar se roli i tij është të monitorojë kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit dhe të sigurohet që gjatë trajtimit të tyre të respektohen standardet ndërkombëtare. Hamza bisedon me Thaçin: Më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend “Në kuadër të inspektimeve, u ofroj të paraburgosurve mundësinë që të zhvillojnë takime private dhe konfidenciale me mua.
Disa kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ndërsa disa të tjerë jo. Javën e kaluar realizova inspektimin tim të 11-të dhe jam i kënaqur që kushtet e paraburgimit përmbushin standardet më të larta”, është shprehur Spera. Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ushtron një numër funksionesh.
Njëri prej tyre është për të hyrë në objektin e paraburgimit dhe për ta inspektuar atë. pic.twitter.com/mAHArWcjYZ — Ombudsperson of the Kosovo Specialist Chambers (@KSCOmbudsperson) July 3, 2026
